Kushtet e përdorimit
Përditësuar më: 31 Tetor 2026
Duke përdorur faqen www.rec-kosova.org, ju pajtoheni me këto kushte të përdorimit. Nëse nuk pajtoheni, ju lutemi mos e përdorni faqen.
1. Përmbajtja
Përmbajtja e faqes ofrohet vetëm për qëllime informuese. Ne përpiqemi që informacioni të jetë i saktë dhe i përditësuar, por nuk garantojmë plotësinë e tij dhe nuk mbajmë përgjegjësi për vendime të marra mbi bazën e tij.
2. Artikujt Op-Ed
Pikëpamjet e shprehura në artikujt Op-Ed dhe blog janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e REC-it, të partnerëve apo të donatorëve që mbështesin projektet tona.
3. Pronësia intelektuale
Logoja, tekstet, fotografitë, raportet dhe materialet e tjera janë pronë e REC-it ose e autorëve përkatës. Lejohet shpërndarja dhe citimi për qëllime jokomerciale, me përmendjen e burimit dhe lidhjen me faqen origjinale. Për çdo përdorim tjetër kërkohet leje me shkrim.
4. Lidhjet e jashtme
Faqja mund të përmbajë lidhje drejt faqeve të palëve të treta. Ne nuk kemi kontroll mbi përmbajtjen e tyre dhe nuk mbajmë përgjegjësi për to.
5. Përdorimi i lejuar
Ndalohet përdorimi i faqes për qëllime të paligjshme, dërgimi i përmbajtjes fyese, diskriminuese ose të rreme përmes formularëve, si dhe çdo përpjekje për të cenuar sigurinë e faqes.
6. Ndryshimet dhe ligji i zbatueshëm
Ne mund t’i ndryshojmë këto kushte në çdo kohë; versioni aktual publikohet në këtë faqe. Për këto kushte zbatohet legjislacioni i Republikës së Kosovës.
7. Kontakti
Për pyetje lidhur me këto kushte, na shkruani në rec.kosova@gmail.com.