Rreth nesh
Një organizatë që beson në dialogun, pajtimin dhe fuqinë e qytetarëve aktivë.
Kush jemi ne
REC – Reconciliation Empowering Communities, është organizatë joqeveritare e regjistruar në Kosovë dhe promovon zhvillimin e mëtutjeshëm të shoqërisë kosovare, duke angazhuar potencialin njerëzor në mesin e komuniteteve të ndryshme.
OJQ REC është fokusuar në demokratizim, sundim të ligjit, të drejtat e njeriut dhe fuqizim të komunitetit përmes qytetarisë aktive. REC e shtrin veprimtarinë e saj në rajonin e Mitrovicës dhe më gjerë.

“Fuqizimi i komunitetit përmes qytetarisë aktive.”
“Demokratizim dhe ndërtim i besimit midis komuniteteve për një të ardhme të qëndrueshme multietnike dhe socio-ekonomike.”
Fushat tona të fokusit
Demokratizim
Nxisim pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje dhe llogaridhënien e institucioneve lokale.
Sundim i ligjit
Monitorojmë transparencën, qeverisjen e mirë dhe zbatimin e ligjeve në nivel lokal.
Të drejtat e njeriut
Avokojmë për të drejtat e të gjitha komuniteteve, përfshirë të drejtat mjedisore dhe të punës.
Pajtim & fuqizim
Krijojmë hapësira dialogu ku të rinjtë nga komunitete të ndryshme ndërtojnë mirëkuptim dhe besim.
Kuvendi i organizatës
Njihuni me anëtarët e kuvendit të organizatës, të cilët ndihmojnë dhe këshillojnë ekipin menaxhues të OJQ REC në mbarëvajtjen e punës dhe misionit që kanë para vetes.
Kuvendi i anëtarëve të OJQ REC përbëhet nga 7 persona me kredibilitet të lartë dhe përvojë shumëvjeçare.


