Prokurimi publik mbetet ndoshta fusha më së paku e “lëvruar” nga mediat në Kosovë. Dhe kjo jo pse, si fushë, është më pak e rëndësishme se, ta zëmë, politika, por më shumë lidhet me ndryshimin e modelit të të bërit gazetari pas vitit 2011, kur mediat kaluan online.
