R – HT P 2024/13, Op-Ed

Hyrje

OJQ Reconciliation Empowering Communities (REC) në partneritet me Qendrën për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve (ADRC) po kërkon shkrimtarë, hulumtues, aktivistë të shoqërisë civile, gazetarë dhe individë aktivë për të shkruar artikuj Op-Ed mbi temën: ballafaqimi me të kaluarën, pajtimi dhe ndërtimi i paqes.

Informacion i zgjeruar

REC në partneritet me ADRC, aktualisht po implementon projektin “Biseda Harmonizuese: Nxitja e mirëkuptimit ndëretnik ndërmjet të rinjve”, pjesë e të cilit janë edhe artikujt Op-Ed. Aktiviteti është bërë i mundur me asistencën e projektit rajonal “Mbështetja e BE-së për Ndërtimin e Besimit në Ballkanin Perëndimor” i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të lehtësojë dialogun, të fuqizojë të rinjtë, të promovojë mirëkuptimin dhe të inkurajojë bashkëpunimin ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në rajonin e Mitrovicës.

Objektivi

Kjo ftesë për propozim ka për qëllim:

  • Rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e përpjekjeve për pajtim dhe ndërtim të paqes;
  • Nxitjen e diskutimit publik mbi ballafaqimin me të kaluarën dhe ndikimin e tij tek brezat e tashëm dhe të ardhshëm;
  • Theksimin e rasteve studimore të suksesshme ose modeleve efektive të aktivizmit qytetar që kontribuojnë në pajtim dhe paqe;
  • Ofrimin e perspektivave, rekomandimeve, ose kritikave mbi qasjet aktuale ndaj ndërtimit të paqes dhe pajtimit.

Propozimet do të vlerësohen bazuar në:

  • Një përmbledhje ose abstrakt të artikullit Op-Ed;
  • CV-ja dhe përvoja e autorit.

Si të aplikoni

Aplikimi duhet të përmbajë:

  • CV-në;
  • Letrën motivuese që përfshin propozimin/abstraktin e temës.

Afati për dorëzimin e aplikimit

Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet e lartpërmendura në adresën rec.kosova@gmail.com deri më 06 dhjetor 2024 në ora 16:00. Subjekti i emailit duhet të përmbajë: R – HT P 2024/13, Op-Ed.

Informacione shtesë

Vetëm aplikantët/ofertat e përzgjedhura do të njoftohen nga ekipi i projektit.