Reconciliation Empowering Communities – REC dhe D&G Solution janë të lumtur të informojnë publikun se janë përkrahur nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) në kuadër të programit të Kosovo Youth Dialogue të financuar nga USAID Kosovë, për të zbatuar projektin “Pas tregimit! Rinia si katalizatorë në pajtim”
Përmes këtij projekti, REC OJQ dhe D&G Solution do të promovojnë dhe mbështesin rolin e të rinjve në aktivitetet e ndërtimit të paqes duke kontribuar në jetesën e përbashkët të dinjitetshme dhe me dialog, përmes një rrjeti të rinjsh të trajnuar posaçërisht për të avancuar praninë dhe promovimin e vlerave të paqes dhe demokratizimit në zonat dhe komunitetet e prekura nga konflikti.
