Këtë javë, të rinj nga Ballkani Perëndimor u mblodhën në Prespë, Maqedoni e Veriut, për tri ditë mësimi, dialogu dhe shkëmbimi përvojash, duke diskutuar se si veprimet për mbrojtjen e mjedisit dhe pajtimi mund të kontribuojnë në ndërtimin e një rajoni më paqësor dhe të qëndrueshëm. ☮️

Përtej diskutimeve, forumi u ofroi të rinjve nga komunitete e ndryshme mundësinë për t'u njohur, për të krijuar miqësi dhe për të gjetur pika të përbashkëta për bashkëpunime të ardhshëme rajonale. 🌿

Forumi Rinor i Prespës u organizua në partneritet ndërmjet 🇽🇰 Reconciliation Empowering Communities (REC), 🇲🇰 Eurothink – Qendra për Strategjitë Evropiane dhe 🇦🇱 Organizatën e Menaxhimit të Destinacioneve (DMO).
Ky aktivitet u mundësua përmes Skemës së Granteve për Iniciativa (GGI), e bashkëfinancuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Evropian, në kuadër të Veprimit të Përbashkët WBF-BE, IPA III.
