A e dini se?

Deponia për rajonin e Mitrovicës është e vendosur në malin e Gërmovës, në fshatin Koshtovë dhe madhësia e saj është 7 hektarë me kapacitet prej 2 milionë metrash kub. Mbeturinat që deponohen aty nuk ngjeshen, mungon trajtimi i kullimit të ujërave dhe nuk ka menaxhim të gazit. Kjo video është realizuar në kuadër të projektit “Deponitë e mbeturinave – problem mjedisor akut”, që implementohet nga REC OJQ – Reconciliation Empowering Communities në përkrahje të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS.