Guximi për t’u ballafaquar me të kaluarën

Ballafaqimi me të kaluarën është ana tjetër e së njëjtës medalje të paqes dhe pajtimit të qëndrueshëm. Unë besoj se të rinjtë nuk duhet të mbajnë mbi supe peshën e së kaluarës. Pesha që i ndan ata dhe i projekton ata si kundërshtarë. Përkundrazi, duhet bërë shumë përpjekje për t’i fuqizuar ata në promovimin e pajtimit, në ndërtimin e urave midis shoqërive dhe komuniteteve të shkatërruara nga lufta.

Iniciativat joqeveritare si nxitje e mekanizmave institucional në kërkim të zbardhjes të së vërtetës

Sektori joqeveritar në Kosovë që nga paslufta ka pasur dhe vazhdon të ketë rol pro aktiv në kërkim të së vërtetës, duke u fokusuar jo vetëm tek hulumtimi i saj, por edhe në ngritjen e bashkëpunimit, nxitjen e dialogut ndëretnik dhe institucional si dhe në krijimin e paqes së qëndrueshme në vend, duke nxitur diskutimin dhe reagimin mbi krimet e luftës dhe rolin që komuniteti ka në zbardhjen e së vërtetës, pranimin e saj faktik si një qelës për bashkëpunim ndëretnik e ndërshtetëror në ndërtimin e paqes dhe demokracisë në përgjithësi.

Dialogu si mjet për pajtim

Kjo qasje do të krijonte parakushte për normalizimin e ardhshëm të marrëdhënieve midis komuniteteve, por edhe do të dërgonte sinjal të qartë të angazhimit të qëndrueshëm se pajtimi mund dhe duhet të ndodhë vetëm përmes një forme të dialogut të drejtpërdrejtë, duke u bazuar në tolerancë dhe respekt të ndërsjellë.

Pajtimi duhet të shoqërohet me drejtësi; përndryshe nuk do të zgjasë

Nëse pajtimi nuk është problem, kush do të pajtohet? Ç’farë kemi për të fshehur? Asgjë, do të thosha unë. Nëse pajtimi nuk përmendet si problem – problemi nuk ekziston. Të gjithë do të dëshironim të dinim të vërtetën, dhe duke e ditur të vërtetën dhe duke folur hapur për të, gjasat e pajtimit do të ishin më të mëdha.