Çështja e personave të zhdukur është treguese e vështirësisë më të thellë për t’u përballur me të kaluarën e Kosovës. Zhdukja e dhunshme e individëve është një tragjedi tejet personale për familjet e tyre; një pjesë e humbur e historisë së kësaj periudhe e mbushur me mëdyshje dhe përplot hamendësime.
