Të drejtën për një të ardhme më të mirë e meritojnë edhe të rinjtë e Mitrovicës, qytet që shtrihet buzë lumit të mrekullueshëm Ibër, ku kam kaluar ditët më të bukura gjatë studimeve të mia. Ky është gjithashtu qyteti që padrejtësisht është shpallur simbol i ndarjes në shoqërinë tonë, sepse në të vërtetë ai kurrë nuk ka qenë i tillë.
